E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj nuk mban më shpresa për postin e kryeministrit

Durimi dhe shpresat e Ramush Haradinajt që të bëhet kryeministër përmes koalicionit me PDK-në, po shkojnë drejt fundit.

“Nesër do të dalim me një qëndrim. Nesër do të lëshojmë një deklaratë, nëse do t’i marrim përgjegjësitë për koalicion ose jo”, ka thënë Ramush Haradinaj, në TV21.

Oferta e tij, ka thënë se nuk do të zëvendosëohet me një tjetër,derisa la të kuptohet se ajo nuk është pranuar nga partia më e madhe pavarësisht kohës që Haradinaj ka pritur.

“Nuk është mashtrim prej Thaçit që nuk po e pranon ofertën time por është keq që kjo mundësi nuk është shfrytëzuar prej tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk po e përkrahin në Kuvend PDK-në, por kjo po duket kështu për shkak, siç e ka quajtur ai, ‘të klimës mediatike’.
Sipas tij, oferta e tij bën fjalë për ndërrimin e qeverisë përmes postit të kryeministrit.

“Ne kemi menduar se meqë kemi konstatuar se gjendja është keq ndoshta edhe ata do ta pranojnë se është keq. Kjo është oferta, që unë ta mbaj postin e kryeministrit. Se me poste të tjera nuk mundemi me e ndryshu qeverinë”

Ai ka thënë se bashkëpunimi do të vazhdojë. “Ne do të bashkëpunojmë, me të gjithë spektrin politik”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›