E Diel, 1 Nëntor 2026

Erand Sojli realizon komedinë në "Skampa"

"Pallati i grave" ka qenë shfaqja më e re e vënë në skenën e teatrit "Skampa" nga Erand Sojli. Komedia gazmore është pritur mirë nga publiku, i cili ka mbushur sallën e teatrit të Elbasanit. Komedia gazmore ku nuk mungon humori i dëlirë, sarkazma apo dhe grotesku artistik, cek aktualitetin e marrëdhënieve bashkëshortore ku në epiqendër të pjesës, Sojli ka vënë tre çifte nga qyteti i Elbasanit dhe rrethinat duke goditur në stereotipat e familjeve elbasanase, përzier me mentalitetin dhe ironinë fshatare. Kush mbetet primare në familje, gruaja apo burri? Kjo mbetet pyetja retorike në komedinë në fjalë ku herë-herë burri e herë-herë gruaja, në "dyluftim" me njëri-tjetrin për të pasur "timonin" e drejtimit të një familjeje në të gjitha sferat jetike. Duke përzgjedhur artorët më të mirë, si Ilmi Belashaku, Salsano Rrapi, po ashtu pjesë e spektaklit "Portokalli" e të tjerë, trupa arrin të luajë në harmoni të plotë brenda karaktereve të secilit aktor. Muzika e kompozitorit Edmond Rrapi dhe skenografia e Fatbardh Markut ruajnë sërish "duetin" e kërkuar prej Sojlit , i cili vetë në aktorin kryesor e vetë në regjisurë. Kjo është e treta shfaqje e aktorit të "Portokallisë" në Elbasan që korr suksese të pandërprera.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›