E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jean Ferrandis vjen në Tiranë

I ftuari i radhës në koncertet e "Cameramatatiranës" është flautisti dhe dirigjenti i njohur, Jean Ferrandis. Artisti francez, i njohur për suksesin e tij në skena të ndryshme të botës, do të ngjitet më datën 28 shkurt në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë. Në këtë mbrëmje koncertore, ai vjen jo vetëm për të evidentuar gjithë mundësitë dhe magjinë e instrumentit të flautit, por dhe duke drejtuar si dirigjent orkestrën në vepra nga Vivaldi, Turina, Grieg etj. Jean Ferrandis shumë shpejt u bë një nga instrumentistët më virtuozë, që suprimon elegancë që konsiston teksa lexohet teknika e tij a padukshme, i shkrin duart e tij të lira në instrument. Dhe ishte pikërisht flauti që pasi ai e zbuloi filloi të përfaqësojë me të imazhin. Pra flauti për të është rruga që e lidhi me muzikën për ta bërë të pandashëm njëherë e përgjithmonë. Pasi ka marrë çmimin e parë në konservatorin nacional superior të muzikës në Lyon, Jean Ferrandis është vlerësuar me çmime në konkursin e Maria Canals, në Barcelonë, në konkursin e Mynich, në konkursin e festivalit të pranverës në Pragë dhe si finalist i koncertit artistik në New York për të rinjtë. Suksesi do t‘i vinte vit pas viti dhe tashmë ai drejton rregullisht orkestrën e Saint Petersburg Camerata. Ai sapo ka përfunduar regjistrimin e një CD-je, vlerësuar nga kritika me çmim, me vepra të Carl Philipe Emmanuel Bach.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›