E Diel, 1 Nëntor 2026

lirimi i mirefillte i biznesit

/ /

NgaNIKOLIN JAKA

Komuniteti i biznesit shqiptar pershendet i cliruar votimin e pardjeshem plebishitar te ministrave te Brendshem te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian per heqjen e vizave Shengen Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines. Edhe per sipermarresit shqiptare udhetimi pa viza per llogari te bizneseve te tyre ne vendet e zones Shengen perfaqeson nje clirim te mirefillte nga ndjesia e te qenit inferior nga shikimet e dyshimta te qytetareve dhe madje edhe kolegeve te tyre te huaj ne pikat e kalimit te kufirit. Perfaqeson rifitimin e nje dinjiteti te neperkembur pa faj. Jane te panumerta ankesat dhe streset qe personalisht me kane shprehur me dhjetera anetare te Dhomes se Tregtise dhe Industrise se qarkut Tirane lidhur me trajtimin neper ambasadat ne Tirane. Shpesh here keta sipermarres serioze vendosnin te braktisnin nje takim pune apo ftese per te shkuar ne nje panair ne Greqi Itali apo Gjermani per shkak te kalvarit te kerkimit te vizes. Kjo shkonte kryekeput ne dem te zgjerimit te aktivitetit te tyre. Tani ky kalvar ka marre fund njehere e pergjithmone dhe komuniteti i biznesit u eshte mirenjohes autoriteteve publike te vendit sidomos Ministrise se Brendshme per realizimin e kerkesave te permbajtura ne Udhezuesin per Heqjen e Vizave te Komisionit Europian. Pa to Komisioni Europian do te ishte i detyruar tia shtynte heqjen e vizave Shengen Shqiperise. Ne kete kuptim dhenia e ketij statusi te ri vendit tone nuk eshte nje dhurate por nje trajtim i fituar me pune. Dhe ky trajtim i ri i jep dore biznesit tone. Sipermarrja shqiptare perfiton ne kohe dhe ne shpeshtimin e kontakteve me partneret e saj te huaj ne biznes te konsoliduar apo potenciale qofshin. Fiton ne lehtesimin e transferimeve te dijeve asaj qe quhet know-how. Po ashtu biznesi fiton ne krijueshmeri ne ide te reja dhe te dobishme per tregun duke i konsideruar si investimin me te rendesishem per te ardhmen e tij duke u perpjekur te jete sa me konkurrues ne treg. Pikerisht liberalizimi i vizave na jep mundesi te jemi me krijues duke pare se cfare bejne te tjeret ne vende me biznes te spikatur rinovues si Holanda Danimarka Austria Gjermania etj.
Nga ana tjeter mallrat dhe sherbimet shqiptare kane shanse te shiten me shtrenjte ne tregje qe me pare sipermarresit tane nuk mendonin ti gjenin ose thjesht terhiqeshin nga kerkimi per shkak te veshtiresive me vizat. Gradualisht Shqiperia do te mund te shnderrohet ne nje vend ku oferta e sherbimeve dhe transaksionet e ndermjetesimit mund te vlejne per te gjithe Ballkanin sepse vendi yne eshte pa diskutim porta e Adriatikut per shume shtete te tjera te rajonit. Firma dhe individe te talentuar shqiptare mund te behen perfaqesues te kompanive ballkanike ne Itali dhe me tutje ne Europen e zhvilluar jo vetem per shkak te aftesise se tyre por edhe fale afersise gjeografike te vendit tone me keto shtete perendimore.
E gjithe kjo perspektive e shkelqyer qe nxit udhetimi i lire per ne Europen e zhvilluar behet edhe me terheqese nga pershpejtimi i pritshem i hapave te tjere integrues te vendit. Ne betejen per fitimin e statusit te vendit kandidat per ne BE qeveria jone duhet gjithnje e me shume ta trajtoje si partner biznesin dhe shoqatat e tij me perfaqesuese. Kjo mund te kryhet duke e bere biznesin pjesemarres faktik te takimeve dhe tryezave te perbashketa me specialistet e BE-se pasi ne kete menyre mund te realizohet mbrojtja konkrete dhe sa me e pershtatshme e industrive infantile dhe ne zhvillim e siper te vendit nje mbrojtje e perkohshme dhe krejt e arsyeshme kjo qe e lejon edhe Organizata Boterore e Tregtise dhe qe Bashkimi Europian e ka aplikuar per vendet e reja anetare te tij gjate procesit te tyre te gjate te anetaresimit.

Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se qarkut Tirane

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›