E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdhi gjermani!

Operacioni “katër yjet” ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme për kombëtaren e Joakim Lëv. Përballë një Australie prej të cilës pritej më tepër, tre herë kampionët e botës kanë shfaqur hapur kandidaturën e tyre për trofeun e më të mirit. Me lojë, me gola, me raste.

Që në minutën e tetë Lukas Podolski shbllokoi rezultatin, gol që u ndoq nga ai i Miroslav Kloses në të 26-ën. Dalja me karton të kuq e mesfushorit Tim Kahil në minutën e 56-të ia lehtëson punën Gjermanisë, që shënoi edhe dy herë të tjera brenda dy minutave: Myler (68’) dhe Kakau, i sapofutur në lojë (70’).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›