Erdoan: Forcat turke do të shoqërojnë ndihmat për Gazan

“Ne kemi ndihma humanitare për të dërguar atje. Dhe ndihmat tona nuk do të mund të sulmohen më siç ndodhi me anijen ‘Mavi Marmara’”, theksoi Erdoan për Al-Xhazirën.
Erdoan theksoi gjithashtu se Turqia do t’i monitorojë nga afër ujërat ndërkombëtare dhe nuk do të lejojë që Izraeli të kryejë shpërthime për zbulimin e burimeve natyrore në lindje të Detit Mesdhe.
Në këtë mënyrë pohimet e një zyrtari turk në kushtet e anonimatit të bëra para disa ditëve konfirmohen edhe nga kreu i qeverisë turke.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u përkeqësuan javën që kaloi si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të Izraelit për të kërkuar falje për sulmin mbi flotiljen e ndihmave e cila la nëntë të vdekur si dhe pas publikimit të raportit të OKB-së lidhur me sulmin.
/Start/F. Prroni/
2011-09-09 08:58