E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret Arvizun: Reforma zgjedhore, imediate

Gjatë bisedës, dy personalitetet vendosën theksin në domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik mes klasës politike shqiptare në funksion të reformave të rëndësishme për konsolidimin demokratik dhe institucional të shtetit si dhe zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu ndanë të njëjtin mendim se mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun konstruktiv institucional dhe të nxisin bashkëpunimin reciprok në shërbim të së ardhmes së vendit.

Topi vuri në dukje se klasa politike shqiptare duhet të bashkojë përpjekjet në mënyrë që kontributi i saj në përballjen me sfidat më të rëndësishme politike dhe ato të integrimit të jetë i dukshëm dhe efikas. “Reforma zgjedhore është një ndër hapat më imediate, që kërkon angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të palëve çfarë pritet të garantojë një kornizë ligjore në shërbim të përmirësimit të standardit të proceseve të ardhshme elektorale në vend”, theksoi Topi.

Në këtë pikë, edhe Ambasadori amerikan theksoi domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformave, dhe për këtë përgjegjësia i takon klasës politike shqiptare.

Nga ana e tij, Ambasadori Arvizu vlerësoi rolin moderator të faktorit shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik dhe qëndrimet konstruktive të politikës së jashtme shqiptare, të dëshmuara edhe përgjatë zhvillimeve më të fundit atje. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-09 13:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›