E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para se të ikte shiti 29 ton ar!

Qasem Azoz theksoi se Gadafi i kishte shitur tregtarëve lokalë 29 ton ar, me vlerë më shumë se 1 miliard dollar.
Azos beson se paratë janë nxjerrë jashtë shtetit teksa ari besohet të jetë në shtetet fqinje, si në Tunizi etj.

Asetet totale të bankës kanë arritur në 115 miliard dollarë, prej këtyre 90 miliardë janë jashtë shtetit. Azoz theksoi se shitja gjoja u krye për të paguar rrogat e zyrtarëve të qeverisë, veçanërisht në Tripoli.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë theksoi se eksportet e naftës është e pamundur të kthehen në nivelet e paraluftës deri në vitin 2013.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-09 11:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›