Erdoan hedh poshtë spekulimet: Nuk jam me kancer!

Gazetari veteran turk, Mehmet Ali Birand, i cili intervistoi kryeministrin për një dokumentar në lidhje me grushtin e shtetit post-modern të 28 shkurtit 1997, publikoi pjesë të prononcimeve të Erdoanit.
Pyetjes direkte të gazetarit se “- A keni kancer?”, Erdoan i është përgjigjur në mënyrë kategorike “- Jo”
57-vjeçari i është nënshtruar një operacioni abdominal me 26 nëntor dhe nuk u shfaq në publik për më shumë se një muaj. Pas kësaj në Turqi shpërthyen spekulimet se kryeministri është diagnostikuar me kancer, porse e mbante sekret.
Edhe mjeku Mehmet Füzün, i cili ishte në ekipin që kreu operacionin i ka hedhur poshtë spekulimet.
Prononcimi i Erdoanit mbështetet edhe nga vetë gazetari veteran i cili është trajtuar për kancer. “Unë e di mirë kur një person e ka kaluar një eksperiencë të tillë. Unë e pashë kryeministrin dhe kuptova se ai nuk po kryen kimioterapi”, tha Birand.
Erdoan tha gjatë intervistës së udhëtimet e tij zyrtare jashtë shtetit do t’i fillojë në muajin mars./Start/F. Prroni/
2012-01-20 13:48