Si te behet reforma zgjedhore ne Shqiperi

Ne tavolinat e Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore qendrojne plot 52 rekomandime te OSBE/ODIHR-it si edhe sugjerime te Komisionit te Venecias. Amplituda e tyre eshte shume e gjere qe nga administrimi i procesit zgjedhor dhe cpolitizimi i KQZ-se deri tek transparenca e financimeve te zgjedhjeve dhe zgjidhja e ankimimeve. Formimi i ketij Komisioni ne vjeshten e vitit te kaluar ishte e para ngjarje ku palet arriten nje konsensus pas ngercit te gjate politik. Kriza nisi pas zgjedhjeve parlamentare te veres 2009 te realizuara me sistemin aktual zgjedhor proporcional-rajonal qe u aplikua per here te pare ne zgjedhjet parlamentare te 2009-es dhe qe zevendesoi sistemin zgjedhor maxhoritar proporcional me te cilin ishin zhvilluar deri atehere zgjedhjet pluraliste ne Shqiperine post-komuniste. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kristaq Kume
Zgjedhjet parlamentare te 2009-es dhe me pas zgjedhjet e vjetshme lokale nxorren ne drite te meta dhe hapesira bosh ne legjislacionin zgjedhor te Shqiperise qe sollen ne analize te fundit deformimin e vullnetin tee zgjedhesve dhe cenimin e standardeve nderkombetare per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ky konkluzion u paraqit ne raportet perfundimtare te vezhguesve ndekombetare te OSBE/ODIHR-it. fare merr persiper tani te beje Komisioni parlamentar i reformes zgjedhore
Kristaq Kume ekspert i proceseve zgjedhore ish-kryetar i Komiosionit Qendror te Zgjedhjeve thote per programin shqip te DW Duhet te vendosen rregulla loje per zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem 2013 dhe te krijohen kushte me te mira ligjore se ato qe parashikon Kodi zgjedhor aktual.
fare duhet permiresuar
Vleresimin zgjedhje te lira dhe te ndershme vezhguesit nderkombetare te OSBE / ODIHR-it nuk ia kane dhene dy proceseve te fundit zgjedhore te kryera me kodin qe u reformua ne vitin 2008 dhe me sistemin e ri zgjedhor proporcional-rajonal. Zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 u cilesuan me standarde nderkombetare pjeserisht te plotesuara kurse zgjedhjet lokale te vitit te kaluar si konkurruese.
fare duhet permiresuar ne Kodin aktual te Shqiperise qe pecaktimi te lira dhete ndershme si standard thelbesor i zgjedhjeve demokratike te mos mungoje perseri ne fjalorin e nderkombetareve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Do e numerojne voten time... Permiresimet perfshijne procesin e administrimit te zgjedhjeve qe nga formimi i administrates zgjedhore deri tek menyra sesi administrohet vota e cdo votuesi ne Shqiperi. Qellimi eshte zvogelimi i peshes qe kane partite politike ne administraten zgjedhore duke filluar qe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thote Kristaq Kume.
Formula e nje Komisioni Qendror te Zgjedhjeve jashte politikes.
Ne te gjitha proceset zgjedhore te zhvilluara ne Shqiperine post- komuniste menyra sesi kane vepruar KQZ e kane stigmatizuar nga opozitat si institucion politik. Por i tille ka qene edhe perceptimi i publikut. Reforma e tanishme zgjedhore ka ne dore t i jape fund kesaj tradite qe ka prodhuar vetem kriza politika dhe rritur mungesen e besimit mes paleve.
Ka ardhur koha qe te krijohet nje institucion zgjedhor qe ne emertimin e tij te jete jopolitik. Nje formule eshte p.sh. krijimi i autoritetit te pavarur per administrimin e zgjedhjeve. Ne perberje te tij mund te jene 7 anetare si tani por ndryshe nga tani ata nuk duhet te vijne nga partite politike por nga gjykatat shoqeria civile bota akademike dhe e mediat thote eksperti Kristaq Kume.
A duhet ndryshuar edhe sistemi zgjedhor Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ... apo duhet te dale serish ne protesta
Nderkohe partite e vogla te majta apo te djathta po kerkojne qe reforma zgjedhore te nderhyje edhe ne sistemin zgjedhor proporcional rajonal. Kur ky sistem zgjedhor u aplikua per here te pare ne zgjedhjet parlamentarete veres 2009 te gjitha keto parti mbeten jashte Parlamentit. Keto parti kembengulin se eshte pikerisht ky sistem zgjedhor dhe jo elektorti qe i ka denuar te jene jashte Parlamentit. Partite e vogla sjellin si argument strukturen e Parlamentit te sotem te dale nga zgjedhjet e 2009-es qe nuk i pergjigjet struktures se votave qe hodhen zgjedhesit shqiptare ne kutite e votimit. A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor per te evituar kete deformim te votes ne zgjedhjet parlamentare te 2013-es
Nuk ka pse per zgjedhjet parlamentare te 2013 te ndryshoje sistemi zgjedhor qe eshte aplikuar vetem nje here. Mund te gjenden zgjidhje ne Kodin zgjedhor qe ky sistem te mundesoje qe kerkesa thelbesore e tij proporcionaliteti te realizohet. Kodi zgjedhor krijon hapesira per perfaqesimin sa me te mire te vullnetit te zgjedhesve ne strukturen politike te Parlamentit.
A do te jete viti 2012 per Shqiperine nje vit shansi te fituar
Mandati i Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore perfundon ne mars te ketij viti. elesi i suksesit te tij jane konsensusi dhe vullneti politik. Nese anetaret e tij demokrate dhe socialiste do tia lene se shkuares mosmarrveshjet dhe bllokimin e punes se Komisionit do te krijojne mundesine per realizimin e nje nder 12 prioriteteve qe BE i ka vene klases politike te Tiranes per te merituar statusin e vendit kandidat per anetaresim. Ne kete kontekst baronesha Catherine Ashton e ka quajtur kete vit vitin e mundesive per Shqiperine dhe ka inkurajuar punen e Komisionit. Pikerisht per shkak te mungeses se konsensusit politik mes paleve Shqiperia humbi vitin e kaluar per te dyten here shansin per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Bahri Cani