Erdogan: Jo sanksione ndaj Iranit
Kryeministri turk, Tayyip Erdogan deklaroi sot se muajin e ardhshëm do të vizitojë Teheranin për të biseduar me presidentin iranian, Mahmoud Ahmadinejad, lidhur me çështjen e shumëdebatuar të programit bërthamor. Por kryeministri turk kërkoi nga ana e kryediplomatëve amerikanë dhe europianë maturi për sa i takon vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit.
Erdogan e bëri këtë deklaratë për median, pasi fuqitë perëndimore akuzuan dje Iranin për fshehje të një centrali të ri bërthamor, që po ndërtohet në jugperëndim të Teheranit. Presidenti amerikan Barak Obama e paralajmëroi Iranin se do të përballej me "sanksione të hidhura", nëse nuk do të tregohet transparent.
"Nga fundi i muajit të ardhshëm do të vizitoj Iranin dhe do të bisedoj për këtë çështje", -deklaroi Erdogan. Gjithashtu Erdogan shtoi se sanksionet e reja nuk do të sillnin asnjë dobi për ndërkombëtarët si edhe për popullin e Iranit.
"Prandaj unë mendoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm,"- deklaroi kryeministri turk.
Aktualisht Turqia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që është i përbërë nga 15 vende. Këshilli i Sigurimit deri më tani ka kaluar tre raunde sanksionesh ndaj disa individëve ose kompanive iraniane.