E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Portugali, sondazhet favorizojnë partinë në pushtet

Në Portugali këtë të dielë do të zgjidhet një parlament i ri. Sondazhet e fundit flasin për fitore të socialistëve që ndodhen në pushtet. Sipas tyre Partia Socialiste e Kryeministrit Hose Socrates llogaritet të fitojë 38 për qind të votave. Partia Socialdemokrate PSD e qendrës së djathtë parashikohet të fitojë 30 për qind të votave. Pjesa tjetër i takon partive të vogla. Socialistët e kryeministrit Socrates fituan zgjedhjet e fundit me shumicën absolute të parlamentit 230 vendesh. Për zgjedhjet e sotme janë thirrur rreth 9,4 milionë portugezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›