Erdogan: Njohja e shtetit palestinez është detyrim

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u tha ministrave të jashtëm të vendeve arabe, se njohja e shtetit palestinez është detyrim.
Duke folur në selinë e Lidhjes Arabe në Kajro, Erdogan tha se "Palestina do të jetë në një situatë krejt ndryshe para fundit të vitit".
Palestinezët po përgatiten të dorëzojnë ofertën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
Fjalimi i Erdoganit në Ligën Arabe ishte pjesë e vizitës në Egjipt. Turneu i tij rajonal përfshin edhe Tunizinë e Libinë.