E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH publikon raportin për liritë fetare

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij të fundit për liritë fetare, duke identifikuar sfidat në rreth 200 vende.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pas publikimit të raportit tha:
 

"Ndërsa shohim botën, shohim shumë vende ku qeveritë i mohojnë popullit të tyre të drejtat më themelore të njeriut - të drejtën për të besuar në bazë të fesë së tyre".
 

Klinton tha se kryengritjet popullore të kohëve të fundit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut i kanë vënë pakicat fetare dhe etnike para rreziqeve të reja.  Raporti identifikon Iranin, Uzbekistanin, Kinën dhe Burman në mesin e vendeve me "shqetësime të veçanta", ndërsa thotë se Afganistani, Iraku, Pakistani, Rusia dhe Taxhikistani, "përballen me sfida të mëdha në sigurimin e lirisë fetare".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›