Policia i bllokon makinën, kreu i LSI në Kukës thirrje Nokës: Qëndro larg konflikteve elektorale
HAS-Kandidati për deputet i LSI-së për qarkun e Kukësit Qemal Elezi, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, njëkohësisht kandidatin për deputet Flamur Noka, si iniciues i incidentit në të cilin Elezi u përfshi në Krumë të rrethit të Hasit, ndërsa ky i fundit ishte në një takim elektoral ku policia e ka shoqëruar atë në komisariat.
Elezi, u ndalua sot në qytetin e Krumës nga uniformat blu me pretekstin e një kontrolli të automjetit të tij por që më pas ai u shoqërua për më shumë se dy orë në komisariat. Rreth kësaj ngjarje ende policia e këtij qarku nuk ka ndonjë reagim zyrtar për arsyet e këtij ndalimi dhe kontrolli.
REAGON ELEZI
Kandidati i LSI-së në Has, Qemal Elezi, ka sqaruar incidentin të ndodhur me policinë, e cila mesditën e sotme bllokoi automjetin e tij privat. Në një prononcim për media, Elezi sqaron se kishte planifikuar një takim elektoral në Krumë, dhe pasi mbaroi takimin konstaton se makina e tij ishte bllokuar nga policia.
“Kisha planifikuar takim elektoral në Krumë. Futa makinën për ta larë pasi rrugët e Berishës janë gjithë baltë e pluhur. Shoferi më njofton që makina është bllokuar nga një polic civil. Mbarova takimin dhe shkova te makina, një polic civil ishte futur në makinë dhe një makinë e policisë ishte pak më tutje.
Polici me tha: Jemi punëtor, kështu na kanë urdhëruar. Makina u mbajt në Komisariatin e Krumës nga ora 13:00-15:30’,- sqaroi Elezi.
Teksa zgjedhjet e 23 qershorit janë në prag, Elezi bën thirrje që policia të mos përdoret kundër opozitës.
(e.m/BalkanWeb)