LSI: Dënojmë përdorimin politik të policisë së shtetit në fushatë
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me ndalimin nga policia të kandidatëve për deputet të Qarkut Kukës.
Në një konferencë për mediat, sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i LSI-së, Ralf Gjoni dënoi aktin teksa ka akuzuar policinë e rrethit Has se ka ndaluar qëllimisht automjetin e kandidatët për deputet të LSI të qarkut Kukës për të ndaluar aktivitetin e tyre elektoral.
Gjoni ka bërë apel që të ndalet përdorimi politik i policisë së shtetit në fushatë elektorale, teksa i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, njëherësh kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, Flamur Noka, të distancohet nga akti.
“Shprehim shqetësimin e thellë për angazhimin politik të policisë së rrethit të Hasit, e cila sot në mënyrë të qëllimshme dhe arbitrare, dhe jo për herë të parë, ka ndaluar automjetin me te cilin udhetonin kandidatët për deputet të LSI të qarkut Kukës, duke i penguar ata në ushtrimin e aktivitetit të tyre elektoral. Lëvizja Socialiste për Integrim dënon fort përdorimin politik që i bëhet policisë së shtetit në këtë periudhë zgjedhjesh, dhe i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Noka, i cili është edhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, të distancohet menjëherë nga këto akte të papranueshme dhe të mbajë qëndrim të menjëhershëm zyrtar, në mënyrë që Policia e Shtetit të mos jetë pjesë dhe vegël e lojërave të ulëta politike, por të tregojë profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës që i ka hije uniformës së policit”, theksoi Gjoni.
Gjoni bëri me dije se “Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes strukturave të saj të shtrira në të gjithë vendin, do vazhdojë të monitorojë akte të tilla presioni dhe keqpërdorimi të funksioneve të shtetit në shërbim të interesave politike, dhe do të informojë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht OSBE-ODHIR për incidentin në fjalë”.
(e.m.BalkanWeb)