E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Erdogan: Perëndimi ‘provokime” ndaj Rusisë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtarë në Serbi të shtunën, nga ku hodhi akuza ndaj Perëndimit për organizimin e “provokimeve” kundër Rusisë që e kanë detyruar atë të shkurtojë furnizimet me energji në Evropë. Erdogan ka mbajtur marrëdhënie të mira pune me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa përpiqet të qëndrojë neutral në konflikt dhe të furnizojë Ukrainën me armë dhe drone luftarake. 

Erdogan u tha gazetarëve gjatë një vizite në Beograd se e kuptonte vendimin e Putinit për të ndërprerë furnizimin me gaz natyror në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream. “Mund të them shumë qartë se nuk e shoh të saktë qëndrimin e Perëndimit, nuk ka nevojë të përmend emra, sepse është një politikë e bazuar në provokime,” tha Erdogan nga Serbia. “Për sa kohë që përpiqeni të bëni një luftë të tillë provokimesh, nuk do të arrini të merrni rezultatin e nevojshëm”., tha Erdogan.

Erdogan është përpjekur të përdorë marrëdhëniet e tij të hapura me Moskën dhe Kievin për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi. “Si Turqi, ne kemi mbajtur gjithmonë një politikë ekuilibri midis Ukrainës dhe Rusisë. Që tani e tutje, ne do të vazhdojmë të ndjekim atë politikë të ekuilibruar,” tha ai.

Erdogan pritet të takohet me Putinin në një samit rajonal në Uzbekistan javën e ardhshme. Turqia nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi ekonomik me Moskën gjatë një samiti midis Putinit dhe Erdoganit në Soçi në fillim të këtij muaji.

rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›