E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Putin: Ethet e sanksioneve të Perëndimit shkatërrojnë jetën evropiane

Presidenti Vladimir Putin ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, si një ethe që përbën një kërcënim për të gjithë botën.

Në një fjalim në një forum ekonomik në Vladivostok, Putin deklaron se Rusia po përballej me “agresionin” ekonomik të Perëndimit. Por presidenti rus paralajmëroi se cilësia e jetës për evropianët po sakrifikohej ndaj sanksioneve ndërsa vendet më të varfra po humbnin aksesin në ushqim. Ai tha gjithashtu se Evropa po mashtronte vendet e varfra nga gruri i Ukrainës.

Për muaj të tërë portet detare të Ukrainës u bllokuan nga forcat ruse, por që kur eksportet rifilluan në fillim të gushtit, lideri rus pohoi se vetëm dy anije me grurë kishin shkuar në Afrikë. Ai tha se donte të diskutonte rishikimin e marrëveshjes, në vërejtjet e refuzuara nga Ukraina si të pabaza.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›