E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Projekti TAP japim mbeshtetjen per zbatimin

Bashkëpunimi shumëplanësh mes Turqisë dhe Shqipërisë u trajtua gjerësisht në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit shqiptar, Sali berisha dhe homologur të tij turk, Erdogan. Në kudër të vizitës së kryeministrit Berisha në Turqi mes dy krerëve të qeverive të këtyre dy vendeve u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes akademive diplomatike. Në vijim do të ketë  dhe një tjetër marrëveshje mes dy vendeve, konkretisht ajo mes arkivave të dy vendeve.  Ndërkohë që nga ana e tij kryeministri Erdogan shprehu mbështetjen e tij për realizimin e projektit TAP.

Erdogan: Shqipëria vend me potenciale për investime

“Azerbajxhani po bën përpjekjet e veta lidhur me projektin e TAP. Edhe ne do të mbështesim një projekt të tillë, duke pasur parasysh që Azerbajxhani është vendi kryesor nga i cili do të transportohet gazi. Duam që të kemi një lloj bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Italinë, duke pasur parasysh zgjidhjen e problemit të transferimit të gazit nga vendi ynë në Shqipëri dhe Itali, edhe vendimi ynë do të merret në këtë kuadër”.
Kështu u shpreh kryeministri Erdogan gjatë fjalës së tij në këtë konferencë lidhur me zbatimin e projektit TAP.
Njëkohësisht, ai vlerësoi dhe potencialet e mëdha ekonomike që ka vendi ynë për invetsitorët.
“Shqipëria mbetet një nga vendet e paprekura nga kriza ekonomike ashtu si Turqia. Edhe ne kemi disa probleme të vogla, por e rëndësishme është që Shqipëria nuk ka probleme serioze, si rrjedhojë e krizës ekonomike që ka përfshirë botën. Ne duhet të mbështetmi në forcat tona. Derisa Shqipëria të jetë e stabilizuar do të jetë vend me potenciale të larta për të tërhequr investimet e huaja”, vuri në dukje Erdogan, sa i takon një çështje të tillë.
Ndërkohë që vlerësoi Shqipërinë si aleatin strategjik të Turqisë në Ballkan.
Duke dhënë detaje të bisedës mes tyre, Erdogan u shpreh se “vizitat e ndërsjella kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe në bisedat tona fund e krye të sinqerta, morëm në shqyrtim tema të bashkëpunimit ekonomik, ushtarak etj”.
Njëkohësisht ndalur bashkëpunimin mes dy vendeve, kryeministri turk nënvizoi se “vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve është 400 milion dollarë. Ky nuk është kapaciteti i vërtetë i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Shumë investitorë turq vijojnë investimet e tyre në Shqipëri. Synojmë që këto investime të kalojën në masën e 1 miliard dollarëve. Shpresojmë të zhvillohen dhe marrëdhëniet në fushën e turizimit”.
Gjithashtu, Erdogan bëri me dije se gjatë bisedës me kryeministrin Berisha u fol dhe për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë.
“Folëm për zhvillimet në Siri, sulmin ndaj komandove në Afganistan, ku humbi jetën një shqiptar. Unë e falenderoj Kryeministrin e Shqipërisë për kontributin e vendit të tij në Afganisatn. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi, do të organizohet një samit në Stamboll mes kryetarëve të shteteve të këtyre dy vendeve”, u shpreh Erdogan.
Po kështu, ai uroi shqiptarët për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Berisha fton Erdogan për 100 vjetorin e Pavarësisë 

Kryeministri, Sali Berisha që gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka ftuar homolgun e tij në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
“Faleminderit për mbështetjen në përpjekjen e shqiptarëve për liri e dinjitet kombëtar. E ftova kryeministrin Erdogan për një vizitë në Shqipëri në kuadrin e këtij 100 vjetori. Duhet të shpreh shumë mirënjohje ndaj kryeministrit, qeverisë, popullit mik turk për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve pas daljes nga diktatura”, u shpreh Berisha.
Po kështu, gjatë fjalës së tij kreu i ekzekutivit shqiptar vuri në dukje pozitat e vendit tonë në aleancën euroatlantike.
“Sot takohemi si dy aleat në NATO. Forcat e armatosura të Shqipërisë dhanë ndihmë të madhe në përpjekjet për anëtarësim”, deklaroi Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha falënderoi homologun turk për mbështetjen kryesorë të njohjeve të Kosovës.
“Shpreh admirimin tim për qëndrimin e kryeministrit Erdogan në çështjen e Sirisë. Ne që kemi përjetuar dikaturat më të egra kemi dhe mirëkuptimin më të madh për përpjekjet e popujve për t'u çliruar prej tyre”, nënvizoi Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›