Në gjyq maniaku seksual, ngacmoi vajzën 4 vjeçe
Tiranë- Një burrë nga Tirana me inicialet Y.T ka përfunduar në gjykatë si i pandehur, nën akuzën e ‘veprimeve të turpshme, të kryera me një të mitur’. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ia ka përcjellë dosjen gjykatës.
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, Y.T ishte kapur në flagrancë nga një patrullë policie, pas njoftimit që komisariati kishte marrë në telefon nga një qytetare, e cila kishte parë skenën e turpshme.
I pandehuri kishte zhveshur një vajzë vetëm 4 vjeçe, vajzën e kushëririt të tij dhe po e ngacmonte seksualisht. Kjo ngjarje ka ndodhur sipas prokurorit të dosjes në makinën e të pandehurit. Ai e kishte mashtruar fëmijën dhe pasi e kishte futur në makinë e kishte zhveshur dhe po e ngacmonte seksualisht. Veprimet e manikaut i kishte parë një grua e cila menjehërë kishte telefonuar policinë. Hetimet kanë zbuluar se ndaj të miturës burri maniak nuk ka kryer ndonjë veprim. Në këto kushte, sipas prokurorisë- ai është akuzuar dhe do të gjykohet për vepra të turpshme ndaj një të mituri.
Çështja do të gjykohet nga gjykatësja penaliste Ariana Caco, ndërkohë që kërkesës për gjykim i është bashkangjitur edhe dëshmia e gruas që ka njoftuar policinë dhe dëshmia e vajzës kater vjeçe, e cila është pyetur në prani të psikologëve.
Kjo është një dëshmi e fortë e suksesit të punës së policisë kur gjendet bashkëpunimi i qytetarëve për të denoncuar.
Shkrime të tjera me interes:
- Xhaxhai ne pranga, ngacmoi seksualisht mbesat Nje 30 vjecar ne qytetin e Korces eshte shoqeruar nga...
- Trafik klandesitësh në pingpong, në gjyq kreu i federatës Tiranë- Me gjithë heqjen e barrierës së vizave, odisea e...
- Durrës- Abuzoi me vajzën e tij 14- vjeçare, arrestohet i shumëkërkuari Durrës- Policia e Shijakut ka arrestuar sot një 48- vjeçari...