E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shkel Kuvendin

Nga: Dardan Hoti

Nuk është hera e parë që Qeveria shkel Kuvendin e Kosovës dhe merr vendime pa e pyetur atë.
Herën e fundit kështu ndodhi edhe me emërimin e Blerim Shalës, i cili u dekretuar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si Koordinator i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Edhe pse kjo e fundit thotë se është bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 83 dhe nenin 84, pika 2 dhe pika 4.

Kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Kosova nuk ka nevojë të ketë një koordinator për bisedimet me Serbinë, sepse sipas tij Kuvendi e ka autorizuar Qeverinë që të bëjë negociatat.

Po ashtu edhe në Vetëvendosje kanë një mendim të njëjtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit edhe nënkryetarë i Kuvendit, ka thënë për Indeksonline se emërimi i Blerim Shalës si koordinator politik në bisedimet Kosovë-Serbi, është dashtë të bëhet përmes Kuvendit.

Konjufca thotë se edhe këtë herë si shumë herë të tjera, Qeveria e Kosovës ka anashkaluar Kuvendin e Kosovës.

“Kjo qeveri vazhdon me avazin e vjetër, të marrë vendime të njëanshme dhe pa koordinim me Kuvendin”, ka thënë Konjufca. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›