Erdogan: Shpresoj të përmirësojmë marrëdhëniet me Greqinë
Kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan gjatë takimit me presidentin grek, Karolos Papulias theksoi se shpresonte që marrëdhëniet greko-turke të hynin në një fazë më të mirë.
"Besoj se kjo vizitë do të jetë një fillim për futjen e marrëdhënieve greko-turke në një fazë më të mirë'', theksoi Erdogan. Kryeministri turk, kujtoi se gjatë mandatit të tij kishte zhvilluar gashtë vizita zyrtare dhe jozyrtare në Greqi, e fundit e të cilave u zhvillua në vitin 2004.
Presidenti grek, Karolos Papulias uroi që kjo vizitë të ketë rezultate të mira dhe të riforcojë klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje
I shoqëruar nga 10 ministra dhe rreth 300 biznesmenë, Erdogan po zhvillon një vizitë me vlera të larta simbolike me qëllim solidarizimin me vendin fqinj, i cili ndodhet në krizë dhe për të forcuar lidhjen mes dy vendeve. Vizita do vijoje me takime me personalitete të tjera të larta, mes të cilëve dhe me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.