E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetotë, kapet arsenal armësh, 3 në pranga Rexhepi në Shkup

SHKUP- Policia maqedonase ka ndërmarrë një tjetër aksion policor gjatë ku informohet se janë sekuestuar një sasi e madhe armësh si dhe janë arrestuar të paktën tre persona.
Ministria e Brendshme maqedonase konfirmoi për agjencinë e lajmeve Mia se aksioni policor është kryer gjatë orëve të natës së kaluar në Novo Sellë, e cila ndodhet afër autostradës Shkup - Tetovë, në afërsi të vendit Karpallak.

Policia ka kryer bastisje në disa shtëpi në fshat në kërkim të personave për të cilët nga MPB-ja thonë se janë të dyshimtë për aktivitete kriminale dhe kontrabandë të armëve.
Ende nuk ka informacion nëse ky operacion ka lidhje me ngjarjen e në Radushë dhe Bllacë, kur pas përleshjeve të armatosura mes policisë maqedonase dhe personave të armatosur, mbetën të vdekur katër shqiptarë.

Mia shkruan se për tani nuk ka konfirmim zyrtar se të arrestuarit janë pjesë e grupit të Harun Aliut, i cili u vra në fshatin Radushë gjatë aksionit policor.

Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, konfirmoi se në Novo Sellë ka pasur aksion policor, por nuk dinte për epilogun e bastisjeve dhe cilat ishin arsyet për këtë aksion.
Burime të policisë pohojnë se në aksionin e mbrëmshëm nuk ka pasur të shtëna.

Ndërkohë minsitri i Brendshëm i kosovës, Bajram Rexhepi ka udhëtuar sot drejt Maqedonisë për tu takuar me homologen e tij maqedonase, Gordana Jankullovska. Kjo është vizita e parë e Rexhepit në Maqedoni, që nga marrja e postit të ministrit dhe zhvillohet vetëm pak ditë pas ngjarjeve në Radushë dhe Bllacë .
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›