E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, bie suvaja e pallatit, plagoset 27 vjecari

KORCE- Shembja e suvasë së një pallati thuajse i ka rrezikuar jetën një 27-vjecari në qytetin e Korcës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin ‘Republika’.
Mësohet se i riu Erion Mërkuri po kalonte në rrugë, kur copa të mëdha suvaje janë shkëputur nga pallati 4-katësh duke i rënë atij në kokë.

Për pasojë 27-vjecari ka pësuar plagë të rëndë ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Korcës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia ka rrethuar të gjithë zonën pranë pallatit, për shkak të rrezikut të shembjeve të vazhdueshme. Dyshohet se shkak i shembjeve është vjetërsia e pallatit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›