E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i NATO-s Rasmussen viziton sot Kosovën

Këshilli i Atlantikut të Veriut viziton sot Kosovën. Delegacioni drejtohet nga kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen. Përfaqësuesit e NATO-s do të zhvillojnë bisedime me komandantin e KFOR-it për tu njohur nga afër me gjendjen e sigurisë në Kosovë. Delegacioni i NATO-s, në orët e paradites, do të japë dhe një konferencë shtypi. Vizita po zhvillohet në kohën kur ka patur deklarata për reduktim të mëtejshëm të trupave të KFOR-it.
Më herët Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e inkurajoi Serbinë që të marrë në konsideratë anëtarësimin në alenacën transatlantike dhe BE, duke thënë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit qëndron në integrimet më të gjera europiane. kwtw deklaratw rasmusen e dha gjatë vizitës njëditore që bëri në kryeqytetin bullgar, Sofje.
Agjencitë e lajmeve thonë se opinioni publik në Serbi kundërshton fuqishëm anëtarësimin në NATO, kryesisht për shkak të fushatës bombarduese të NATO-s, në vitin 1999.
Rasmusen, i cili u bë sekretar i përgjithshëm i NATO-s në muajin gusht të vitit të kaluar, tha se misioni i tij është që "t'i shohë të gjitha vendet e Ballkanit të integruara në strukturat euro-atlantike - në NATO dhe BE".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›