Erdogan bisedë telefonike me Guterres: Izraeli të mbahet përgjegjës për krimet e luftës në Gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres përpara takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën, të planifikuar për të mërkurën.
Gjatë bisedës, Erdogan theksoi qëndrimi se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës në gjykatat ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera në Gaza.
“Izraeli vazhdon të shkelë paturpësisht të drejtën ndërkombëtare, ligjet e luftës dhe të drejtën humanitare para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, shprehet presidenti turk.
/rtsh.al/