E Martë, 3 Nëntor 2026

Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë, shkak emigrantët e paligjshëm

Finlanda do të mbyllë pikën e fundit operative në kufirin e saj rus të enjten, duke mbyllur kështu plotësisht kufirin lindor të vendit të NATO-s me Rusinë për dy javë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez.

Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha në njoftimin se “Rusia po mundëson instrumentalizimin e njerëzve dhe i drejton ata drejt kufirit finlandez në kushte të vështira dimri. Finlanda është e vendosur t’i japë fund këtij fenomeni”.

Finlanda kishte vetëm një pikë të mbetur kufitare të hapur, pasi qeveria mbylli shtatë të tjera për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Finlanda ndan një kufi 830 milje të gjatë me Rusinë. Kalimi ishte një nga pikat e pakta të hyrjes për rusët pasi shumë vende perëndimore mbyllën hapësirën e tyre ajrore dhe kufijtë për avionët rusë në përgjigje të pushtimit në Ukrainë./CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›