Erdogan i vendosur të prish parkun, protestuesit rikthehen ne shesh
TURQI - Mijëra vetë janë mbledhur sërish në sheshin Taksim të Stambollit përpara rikthimit të kryeministrit turk Erdogan nga turi i tij në Afrikë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë ndërsa Erdogan deklaroi sot se do të vazhdojë me planet e tij për ndryshimin e parkut në Stamboll, që ishte dhe shkëndija e këtyre protestave.
Tashmë për 7 ditë dhe netë, demostruesit në Stamboll, Ankara dhe qytete te tjera kanë vërshuar nëpër rrugë duke kërkuar largimin e Erdogan I cili ndodhet në mandatin e tij të tretë qeverisës.
4 vetë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave, përfshirë këtu edhe një officer policie ndërsa mijëra janë plagosur dhe qindra janë arrestuar.
Protestuesit akuzojnë Erdogan dhe qeverinë e tij se është bërë tepër autoritare dhe se po përpiqet të imponojë vlerat islamike në një shtet laik.
Duke folur nga Tunisi, ai pranoi se ka patur një përdorim të tepruar të forcës nga policia kundër aktivistëve në protestën e parë ambjentaliste që më pas do të shndërrohej në një revoltë mbarë popullore. Por nga ana tjetër tha se mes protestuesve ka edhe ekstremistë të implikuar në akte terroriste.
Ndërkohë një tjetër grup prej 3 mijë vetë, mbështetës të kryeministrit janë mbledhur në aeroportin e Stambollit në pritje të mbërritjes së Erdogan nga vizita e tij në Tunizi.
(a.k/News24/BalkanWeb)