E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Rama kundër interesave të qytetarëve

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Edi Paloka tha sot, gjatë mitingut elektoral te PD-se ne zonen e Kombinatit se, "më 23 qershor do ta nxjerrim Edi Ramën përfundimisht nga loja dhe do të votojmë numrin 44 për të ecur vetëm përpara".

Paloka tha se, në vitet e drejtimit të Tiranës nga Edi Rama banorët e kësaj lagje u trajtuan si qytetarë të dorës së dytë. "Edvini mori votën tuaj për kryetar bashkie dhe ua shpërbleu duke ju trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe duke e lënë këtë zonë pas dore", tha Paloka.

Kandidati demokrat akuzoi Ramën se kur ishte kryebashkiak rriti taksat dhe nuk mori përgjegjësitë që i takonin në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

"Ky njeri në gjithë jetën e tij politike ka punuar kundër interesave të qytetarëve. Ai bllokoi integrimin e vendit dhe bashkë me të edhe miliona euro investime dhe vende pune", tha Paloka.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›