Islanda ndeshet me Slloveninë, shqiptarët tifo për miqtë
Ashtu si Shqipëria, edhe Islanda sot do të ndeshet në shtëpi, ku përballë do të ketë Slloveninë, të fundit në grup. Islanda ka 9 pikë, aq sa edhe ne, ndërsa Sllovenia renditet e fundit me 3 pikë. Kështu që sot të gjithë shqiptarët bëjnë tifo edhe për sllovenët, të paktën që të frenojnë në ndonjë barazim islandezët. Shqipëria e ka mundur Slloveninë, ndërsa Islanda ka fituar në Tiranë. Ndërsa Zvicra pret nesër Qipron, teksa helvetët kërkojnë shkëputjen. Aktualisht Zvicra ka 11 pikë, ndërsa Qipro ka 4 pikë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)