E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan u kërkon protestuesve të tërhiqen sot nga parku "Gezi"

ANKARA- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan bëri dje në mbrëmje thirrjen e fundit ndaj manifestuesve që mbushin çdo ditë parkun "Gezi" dhe sheshin "Taksim" të Stambollit, që të tërhiqen sot, përndryshe, ai do të kërkojë ndërhyrjen e policisë. 

"Kemi një mbledhje publike nesër në Stamboll. E them qartë se nëse sheshi "Taksim" nuk boshatiset, atëhere forcat e rendit të këtij vendi do të dijnë si ta boshatisin", deklaroi dje Erdogan gjatë një fjalimi përpara mijëra militantëve në një zonë periferike të Ankarasë.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›