E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan lëshohet nga spitali

Kryeministri turk, Rejjep Tajip Erdogan, është lëshuar nga spitali pas një operacioni që ka kryer në zorrë.

Zyra e Erdoganit tha se 57 vjeçari u largua nga spitali në Stamboll, pas operacionit të suksesshëm që zgjati 30 minuta.

Erdogan pritet të pushojë disa ditë në rezidencën e tij në Stamboll, para se t’i kthehet detyrës zyrtare.

Erdogan ka pasur një operacion edhe në muajin nëntor.

Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që ka rrënjë islamike dhe kryeson qeverinë që nga viti 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›