Majkëll Linton në krye të BBG-së

Pas largimit të kreut Uolter Ajsekson, Bordi Transmetues i Guvernatorëve (BBG) njëzëri ka emëruar anëtarin e BBG-së, Majkëll Linton si kryesues të përkohshëm.
“Është kënaqësi që të punojë me këtë bord dhe është nder që jam zgjedhur që të uhdëheq këtë organizatë”, ka thënë Linton.
“Secili prej nesh është i përkushtuar për kauzën që ta bëjmë këtë agjenci më të mirën e mundshme”, ka thënë Linton.
Bordi ka emëruar Lintonin që të shërbejë si kryetar me bazë të përkohshme, derisa të zgjidhet kryesuesi i ri, dhe derisa kryesuesi i ri të emërohet nga presidenti dhe të konfirmohet nga Senati.