E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani po përgatitë anije vetëvrasëse në Gji?

Irani ka rreshtuar flotën e vet detare në Gji dhe ka përgatitur anije, të cilat mund të përdoren për sulme vetëvrasëse, por flota detare e SHBA-së mund ta parandalojë atë nga përpjekjet për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, ka deklaruar komandanti i forcave detare amerikane në rajon.

“Ata kanë shtuar numrin e nëndetëseve dhe numrin e anijeve të shpejta sulmuese. Disa nga anijet më të vogla janë përgatitur në atë mënyrë, që të mund të përdoren për sulme vetëvrasëse”, deklaroi admirali Mark Fox.

Irani tani ka 10 nëndetëse të vogla, shtoi ai.

Ekspertët ushtarakë theksojnë se Flota e Pestë e SHBA-së, e cila tani po patrullon në Gji, është shumë më e fuqishme se flota e Iranit.

I pyetur se a është flota amerikane e gatshme për ndonjë sulm apo për telashe tjera në Gji, Fox u përgjigj: “Ne jemi të kujdesshëm, kemi në dispozicion disa opsione për t’ia përcjellë presidentit dhe ne jemi të gatshëm”.

Zyrtarët iranianë janë kërcënuar se do të bllokojnë Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën transportohet pothuajse e gjithë nafta, që vjen nga Lindja e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›