Kryeministri pakistanez përballet me drejtësinë
Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani është akuzuar edhe formalisht për mospërfillje nga Gjykata Supreme.
Gilani, i cili akuzohet se ka dështuar të rihapë një rast kurrupsioni kundër presidentit Asif Ali Zardari, u deklarua i pafajshëm.
Ai tha se akuzat janë të motivuara politikisht dhe se presidenti ka imunitet si kryetar i shtetit. Edhe Gilani edhe Zadari janë liderë të Partisë së Popullit të Pakistanit që është në pushtet.
Gilani përballet me burg dhe humbje të postit nëse shpallet fajtor. Analistët thonë se kjo ngjarje nuk do të çojë në rënien e qeverisë, por mund ta paralizojë vendin dhe t`i japë më shumë pushtet ushtrisë.
Akuzat ndaj Zadarit kanë nisur që nga viti 1990 kur gruaja e tij Benazir Buto ishte kryeministre.
Akuzat megjithatë janë hedhur poshtë në vitin 2007 nga një ligj për amnisti.