Erdogan merr titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”.
Kryebashkiakja Cara tha se ky titull iu akordua presidentit Erdogan me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ditët më të vështira. “Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, “Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, tha Cara.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i dorëzoi personalisht titullin dhe e falenderoi për të gjithë ndihmën lidhur me rindërtimin në këtë qytet.