E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan mirëpret thirrjen e kurdëve për armëpushim

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mirëpritur thirrjen për armëpushim, të bërë nga lideri i burgosur i kurdëve, Abdullah Ocalan.

“Ky është një zhvillim pozitiv, por zbatimi do të jetë hapi më i rëndësishëm”, ka deklaruar Erdogan.

Ai ka thënë se Turqia do të ndalojë operacionet kundër rebelëve kurdë, nëse ata ndalojnë luftimet.

Në një deklaratë të bërë publike të enjten, Ocalan u ka bërë thirrje luftëtarëve kurdë që të ndërpresin armiqësitë dhe të tërhiqen nga Turqia, transmeton Rel.

Deklarata vjen pas disa muajsh negociata midis kurdëve dhe zyrtarëve të inteligjencës turke.

Konflikti midis autoriteteve turke dhe kryengritësve kurdë ka nisur në vitin 1984 dhe prej asaj kohe kanë humbur jetën rreth 40 000 njerëz.

Ocalan është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›