Azem Vllasi: Deklarata reale të Thaçit dhe Daçiqit

Analisti politik Azem Vllasi vlerësoi se deklaratat e mbrëmshme të kryeministrave Thaçi dh Daçiq janë reale dhe se nuk duhet pritur rezultat të shpejtë të kësaj faze të dialogut, sepse bëhet fjalë për çështjen më të madhe dhe më të ndjeshme. Kjo fazë e dialogut është më e vështira deri tashti sepse të dy palët janë në probleme, tranemton radion Kim.
Serbia ka dy probleme. Së pari Serbia duhet të zgjidhë problemin e institucioneve paralele në Kosovë, pasi ato paraqiten si pengesë në rrugën e saj drejt BE-së. Tashti, ndërkaq, serbëve, veçmas atyre në veri të Kosovës, dëshiron t’iu bëjë shërbim dhe t’iu lë në trashëgim disa kompetenca, n mënyrë që të mos jenë në lidhje direkte me autoritetet në Prishtinë, vlerësoi Vllasi.
Në anën kosovare, sipas Vllasit, ekziston problemi pasi që nuk mund të pranohet kurrfarë zgjidhje që rrënon Kushtetutën e Kosovës.
Vllasi theksoi se angazhimi i Serbisë për ë fituar një nivel të tretë të pushtetit, përkatësisht bashkësinë e komunave, është i papranueshëm sepse prek strukturën e brendshme të Kosovës, kurse vet serbët në Kosovë i sjell në pozitë të dyfishtë.
Shumica e atyre komunave nuk kanë kapacitet për qëndrueshmëri financiare, ndërsa financimi direkt i tyre nga Serbia është i papranueshëm për Kosovën. Serbia do të financojë disa fusha, si për shembull shëndetësinë, arsimin dhe pensionet, shtoi ai.
Në fund Vllasi vlerësoi se me vazhdimin e dialogut po shkohet drejt gjetjes së zgjidhjes, e cila, si tha ai, do të respektojë strukturën e rregullimit të Kosovës, por edhe do të kënaqë Serbinë, e cila ka treguar gatishmëri për zgjidhje./Indeksonline/