E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serse Cosmi kërkon hakmarrje ndaj shqiptarit

Ish-trajneri i skuadrës Perugia të Italisë, Serse Cosmi, i cili është grabitur nën kërcënimin e armëve nga një bande shqiptarësh në Itali, kërkon të hakmerret. Siç njoftojnë mediat italiane, Cosmi ka depozituar një padi civile në gjykatë pasi në janar të vitit 2011 ai u mor peng bashkë me familjen e tij nga një prej bandave më të rrezikshme të shqiptarëve, e specializuar për vjedhjen e vilave.

Gjatë grabitjes, banda e shqiptarëve mori me vete rreth 5 000 euro para, si dhe shumë bizhuteri të çmuara, ndërsa vilës i patën shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Gjatë grabitjes, Cosmi bashkë më gjithë anëtarët e familjes është kërcënuar me vdekje, ndërsa është mbyllur me çelës me gruan dhe vajzën në një dollap, duke u privuar nga celularët, raporton gazeta Panorama.

Altin Hoxha, 28 vjeç, është një nga pjesëtarët kryesor të bandës së hajdutëve që ka vjedhur të paktën 11 vila në provincën e Perugias, mes të tjerash edhe atë të Cosmit.

Pas arrestimit, Altin Hoxha, i njohur edhe si “grabitësi me sy të akullt”, për shkak të ngjyrës së syve, është arratisur nga burgu Regina Coeli në Romë, për tu arrestuar sërish në Shqipëri, pas një bashkëpunimi të policive të dy vendeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›