E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet trysnia për formimin e koalicionit në Britani

Partitë kryesore opozitare në Britani u përballen sot me rysni të shtuar, për të arritur marrëveshjen për ndarjen e pushtetit, katër ditë pasi që zgjedhjet e përgjithshme e zhytën këtë vend në një paralizë politike.

Konservatorët e qendrës së djathtë, të kryesuar nga David Cameron dhe liberalët-demokratë, të kryesuar nga Nick Clegg, i cilësuan si tejet pozitive negociatat për koalicion, të cilat u zhvilluan gjatë fundjavës.

Por ata po përballen me zërat gjithnjë e më të fuqishëm, të cilat po vijnë nga radhët e laburistëve të kryeministrit Gordon Brown, i cili ende e qeveris Britaninë, që ose të kumtojnë marrëveshjen, ose të pranojnë se kanë dështuar në përpjekjet e tyre, hap ky i cili do të hapte shtegun për negociata mes laburistëve dhe liberalëve-demokratë.

Ata po sugjerojnë se Brown, partia e së cilit u rreshtua në vendin e dytë, pas konservatorëve, mund të qëndrojë anash, për të lehtësuar kështu negociatat mes laburistëve dhe liberalëve.

Ministri laburist i financave, Alistair Darling, tha se ai shpreson se konservatorët dhe liberalët do të arrijnë së shpejti një marrëveshje, me qëllim që të sigurohen tregjet financiare.

“Mendoj se nuk do të ishte mirë që procesi të zvarritet edhe më tutje. Shpresoj se së shpejti ata do të vendosin se a munden apo nuk munden të arrijnë marrëveshjen”, tha Darling.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›