E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan për vizitë në Kinë

Kryeministri turk, Rejjep Tayib Erdogan, filloi vizitën e tij në Kinë.

Që me ndalesën e tij të parë, Erdogan dërgon një porosi të qartë: ai filloi vizitën e tij në Xinjiang, krahinën me sipërfaqen më të madhe në Perëndim të Republikës Popullore. Grupi më i madh popullor këtu janë uigurët. Që prej pushtimit nga Pekini në vitin 1949, pakica myslimane, e cili ka lidhje të ngushta gjuhësore dhe kulturore me turqit, po shtypet dhe ndëshkohet.

Dhuna e Kinës ndaj pakicës myslimane gjatë trazirave në vitin 2009 ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me Turqinë. Erdogan i ka krahasuar veprimet e Pekinit me një "gjenocid". Por marrëdhëniet mes dy vendeve u ri-këndellen sërish me vizitën e ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, në vitin 2010. Që atëherë Turqia ka theksuar mbështetjen e saj për sovranitetin territorial të Kinës, por ka kërkuar pandërprerë që në Xinjiang të respektohen të drejtat e njeriut.

Tre vjet pas krizës, vizita e Erdoganit po interpretohet si një shenjë e besimit në rritje dhe të forcimit të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›