E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan përlotet mbi kokën e fëmijëve palestinezë

Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdogan nuk u është përmbajtur dot lotëve gjatë vizitës që u ka bërë disa fëmijëve palestinezë të shtruar në spitalin Ataturk në Ankara. Xhaxhai i dy fëmijëve nga Gaza të shtruar në spitalin turk, shprehet se lotët e kryeministrit janë shenjë e dhembshurisë së tij ndaj popullit palestinezë. “Turqia, populli turk dhe vetë kryeministri Erdogan nuk braktisin Palestinën. Kjo qetëson sadopak ndërgjegjet tona duke na shtyrë të mendojmë se kemi dikë që ndan dhimbjen me ne”, ka thënë Halit.

Ndërkohë, kamerat e mediave të Ankarasë janë fokusuar në sytë e përlotur të Erdogan gjatë vizitës që ai bëri pranë nëntë fëmijëve palestinezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›