E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria shpërdorime

Tiranë - “Viti i kaluar do të mbahet mend veç të tjerave për numrin rekord të reklamave dhe spoteve qeveritare të transmetuara nga media elektronike për sukseset e qeverisë si dhe për numrin rekord të vetëvrasjeve të qytetarëve të thjeshtë, gjithsej 331, për shkak të depresionit të shkaktuar nga problemet sociale dhe varfëria”-kështu ka theksuar sot Musa Ulqini, deputet i partisë më të madhe në opozitë, duke nënvizuar se reklamat qeveritare nëpër televizione nuk respektojnë kërkesat e ligjit nr.8410 për mediat elektronike. Ulqini theksoi se reklamat dhe spotet qeveritare janë një shembull cinik i keqpërdorimit të parave të taksapaguesve

“Ndërsa shtohen mungesat në shërbime dhe sektorë jetik, qeveria vetëm në 4 muajt e fundit ka shpenzuar disa qindra milion lek nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të prodhuar reklama dhe spote, ku flitet për suksese dhe arritje të munguar pikërisht në këto shërbime dhe sektorë. Vetëm tre ministri: Ministria e Financës, Ministria e Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacioni dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë shpenzuar gjatë 4 muajve të fundit të vitit të kaluar për reklama dhe spote, 63.4 milionë lekë të reja, ose 634 milion lek të vjetra”-vijoi më tej deputeti socialist Musa Ulqini.

Ai e ka konsideruar si shkelje të ligjit, mungesën e transparencës për koston e reklamave dhe spoteve qeveritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›