E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan shkarkon 9 ministra të qeverisë

Ankara -Nënta ministra të qeverisë turke janë shkarkuar mbrëmë nga kreu i qeverisë, Rexhep Taip Erdogan. Mbrëmë vonë, Erdogan, sapo ka hedhur firmën e shkarkimit dhe ka hedhur edhe firmat e emërimit të tetë ministrave të rinj. Ndryshimi pritej duke patur parasysh rezultatet negative të partisë në pushtet , AKP, gjatë zgjedhjeve lokale në disa zona të vendit.

Ndryshimi më i rëndësishëm në kabinet është emërimi i Ahmed Davutoglu në postin e ministrit të Jashtëm. Davutoglu është personaliteti më i afërt i Erdoganit dhe këshilltar politik i tij me ndikim shumë të madh. Shefi aktual i diplomacisë turke, Ali Babaxhan mori postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Erdogan emëroi edhe zonjën Selma Alie Kavaf në postin e ministres së Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›