Xhindi, PS anulon aktivitetet
Tiranë -Partia Socialiste ka vendosur që gjatë ditës së hënë të anulojë çdo aktivitet të kësaj force politike. Vrasja e deputetit të PS-së, ka bërë që partia të lërë përkohësisht të gjitha aktivitet e saj të shumta, në këtë prag fushate elektorale. “Partia Socialiste anulon çdo aktivitet publik ditën e nesërme në respekt të familjes, të afërme e dashamirësve të deputetit Fatmir Xhindi”-thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat, këtë të diel. Një natë më parë, me rreth 6 plumba është vrarë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhindi.