Erdogan takon liderët e Egjiptit

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka nisur “Turnun e Pranverës Arabe” në Egjipt, ku është pritur nga mijëra simpatizues që brohorisnin emrin e tij.
Ai pritet të takohet me udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim në takimin e ministrave të jashtëm të Ligës Arabe.
Pas Egjiptit, Erdogan do të udhëtojë drejt Tunizisë dhe Libisë.
Vizita e Erdoganit, e cila ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me vendet arabe, vjen në kohën e tensionimit të raporteve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.
Qeveria turke ka përzënë ambasadorin izraelit, pas refuzimit të Izraelit për të kërkuar falje për vrasjen e nëntë aktivistëve turq, gjatë bastisjes së vitit të kaluar në një anije turke. Kjo e fundit përpiqej të arrinte në Gaza, pavarësisht bllokadës izraelite.