E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe Pakistani bashkëpunim në luftën anti-terrorizëm

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të madh në luftën kundër terrorizmit.

Faqja zyrtare e presidencës iraniane citon Ahmadinexhadin t`i ketë thënë Gilanit se “lufta kundër terrorizmit kërkon unitet dhe koordinim në mes të kombeve dhe qeverive”.

Gilani, i cili ndodhej për vizitë në Teheran, tha se “dy fqinjët mund të ndërmarrin hapa efikas në luftën kundër terrorizmit, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë”.

Irani dhe Pakistani, në muajt e fundit, kanë punuar në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjellta, me vizita reciproke të zyrtarëve të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›