E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pro anëtarësimit të Palestinës në OKB

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Interfax”, e cila citon Çurkinin të ketë thënë se "ne do të votojmë në mbështetje të çdo propozimi të palestinezëve, por duhet thënë se ne nuk do t'i shtyjmë të reagojnë. Ne themi, që do t'iu mbështesim për çdo gjë që do të vendosni, është zgjedhja juaj për strategjinë politike dhe diplomatike (...) nëse ju dëshironi të hyni në OKB''.

Palestinezët kanë si qëllim të paraqesin një kërkesë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më 19 shtator, por ata duhet të njoftojnë nëse kanë zgjedhur të kalojnë nga Këshilli i Sigurimit apo nga Asambleja e Përgjithshme. Shumë shtete mes të cilëve SHBA-të dhe Gjermania e kundërshtojnë këtë kërkesë të mundshme dhe nëse propozimi kalon në Këshillin e Sigurimit, rrezikon të ndeshë në veton amerikane./Start/

                                                                                             2011-09-12 16:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›