Erdogan uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan uroi kryeministrin Berisha për fitoren e tij dhe të koalicionit që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri i Turqisë Erdogan e cilësoi këtë, "një fitore të merituar të Kryeministrit Berisha, me një rendësi të madhe për vazhdimin e reformave të vendit dhe integrimit të Shqipërisë në BE".
Ai përgëzoi veçanërisht kryeministrin Berisha për realizimin e koalicionit të ri qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u shprehur se "ky koalicion është një koalicion premtues për vendin" dhe siguroi se ai dhe qeveria që kryeson "do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Kryeministrin Berisha dhe qeverinë e re të kryesuar prej tij". Ndërsa Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e thellë mikut të tij, kryeministrit turk Erdogan për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme që ai, qeveria e tij dhe kombi turk i kanë dhënë kryeministrit Berisha dhe Shqipërisë, si dhe shprehu angazhimin e plotë të tij dhe të qeverisë për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve.