E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Më jep 1 CD Jackson"! Michael-i vdiq, por jo këngët e tij. Rritet interesi në dyqane

Interesi për këngët e Michael Jackson nuk ka rënë edhe pas vdekjes së tij, madje sipas qytetarëve, interesimi për të është rritur. Edhe pas problemeve të shumta që kishte këngëtari Xhekson, këngët e tij kanë ditur si t'i mbijetojnë tregut muzikor shqiptar. Pa dashur të japin prononcime, punonjësit e shtëpive diskografike që tregtojnë muzikë në kryeqytet thonë se, interesimi për CD-të e Michael Jackson, ka qënë i lartë, por jo aty ku pritej nga ne. E ndërsa qytetarët tregojnë se si e kanë përjetuar vdekjen e tij dhe çfarë të veçante ka muzika e tij.
Shqiptarët e kanë ndjerë padyshim vdekjen e "Mbretit të Popit". E megjithësë disa prej tyre janë të lëkundur rreth gjykimit për jetën e tij, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se një të dytë si ai nuk do të ketë më.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›